Pas publikimit të një pjese të dosjes hetimore, me dëshmitë e dhëna nga
disa prej gardianëve, tek agjentët e hetimit të brendshëm të policisë
greke për torturat që sollën vdekjen e Ilia Karelit, orët e fundit në
Greqi bëhen të njohura edhe pjesë nga aktakuza e hetueses Gjeorgjia
Toutoutnzi, për çështjen qe ka tronditur gjithë vendin dhe që ka zbuluar
përfundimisht fytyrën e vërtetë të  sistemit ndëshkues të vendit.

Sipas aktakuzes rojet e burgut te Nigrites qe permenden me emrat e tyre, gjithsej 15 ne numer, kane torturuar per me shume se 2 ore sistematikisht dhe vazhdimisht 42-vjeçarin shqiptar, ne menyre qe ta ndeshkonin ate per vrasjen e kolegut të tyre, Jorgos Tsironis ne burgun e Malandrinos.

‘Rojet nen akuze, 12 gjithsej, dy oficere policie te gradave te ndryshme dhe nje roje i jashtem i burgut,i hidhnin Karelit kova me uje te ftohte ne menyre qe dhimbjet te ishin me te medha,ndersa e godisnin ne pjese te ndryshme te trupit, ne kurriz,ne kembe,kryesisht ne shputa,ne gjoks,ne bark dhe ne koke’, shkruhet ne nje pjese te aktakuzes.

Te gjitha keto tortura kryheshin ne dhomen e pritjes ne burgun e Nigrites e quajtur ne gjuhen e rojeve si “frigoriferi”, ne te cilen eshte çuar Kareli me njehere pas transferimit deri sa te pergatitej qelia e tij.Si rezultat e ketyre torturave jane shkaktuar thyerje te shumta kockash, disa prej te cilave kane hyre ne organe dhe kane lene shenja ne indet e buta te trupit,si dhe thyerje te kafazit te kraharorit qe ka sjelle hemoragji te indeve rreth zemres, duke penguar funksionimin e saj gjate frymemarrjes dhe levizjes se trupit.

Rreth ores 6.38 te pasdites se dates 27 mars ata e kane çuar Karelin e derrmuar ne qelin e tij ku ka mbetur vetem, i lagur deri ne palce, pa u cuar per t’u vizituar tek mjeku dhe gjate pese oreve ne vazhdim thuhet se ka humbur jeten. Sipas aktakuzes gjuajtja ne gjoks bashke me torturat e tjera ishin te mjaftueshme per te sjelle vdekjen. Bashke me aktakuzen jane publikuar edhe disa fotografi nga dhoma ku eshte torturuar deri ne vdekje i burgosuri shqiptar. Midis te tjerash ne to duket qarte gjaku i tij ne mure,ne çarfçafe dhe ne dyshek.

Sipas mediave fotografite qe permban dosja e akuzes jane bere nga vete nenpunesit e burgut qe shanin, peshtynin dhe gjuanin Karelin dhe dy prej tyre kane sherbyer ne forcat speciale te ushtrise greke.

Top Channel