Durrës, përkujtohet 7 prilli i vitit 1939

07/04/2014 00:00

Është përkujtuar në Durrës 75-vjetori i rezistencës antifashiste
shqiptare dhe atyre që dhanë jetën e tyre duke luftuar në atë ditë
historike.

Veteranë, familjarë të dëshmorëve dhe drejtues të pushtetit vendor dhe prefekturës së qarkut kanë bërë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku dhe nderuar kujtimin e atyre që dhanë jetën për të ndalur pushtimin e vendit.

“Si sot 75 vjet më parë, Italia fashiste pushtoi Shqipërinë. Patriotët shqiptarë luftuan si mundën, sa mundën dhe ku mundën për liri dhe dinjitet. Ishim të varfër, por Shqipëria ishte një vend i pasur me gra dhe me burra idealistë dhe ata ishin krismat e para antifashiste në Europë. Nder dhe mirënjohje për të gjithë ata”, tha Vangjush Dako.

Në 7 prill të vitit 1939 Italia fashiste nisi pushtimin e Shqipërisë nga porti i Durrësit, por ajo u prit me armë nga forcat shqiptare. Në këtë aktivitet përkujtimor kanë munguar deputetë dhe përfaqësues të së djathtës, ndonese kane qene te ftuar nga bashkia e qytetit-port.

Top Channel