Persona të paidentifikuar kanë tentuar gjatë orëve të natës të rrëzojne
bustin e Ahmet Zogut, i vendosur gati dy vjet më parë nga Qeveria
Berisha në bulevardin e kryeqytetit.

Disa kavo çeliku jane lidhur perreth shtatores, duke qendruar aty deri ne oret e mesdites, nderkohe qe ky gjest eshte konsideruar si nje akt provokativ per shkak se veprimet dyshohet se jane kryer duke gdhire date shtatë prill, e njohur ne histori si data e fillimit te pushtimit italian te Shqiperise.

Policia deklaron se po punon te identifikoje personat qe kane provokuar nje incident te tille, nderkohe qe ky eshte akti i dyte ndaj shtatores se Ahmet Zogut, pas atij te gati nje vit me pare ku ne bust u shkruan parrulla.

Top Channel