Banorët hapin rrugën e bllokuar

07/04/2014 00:00

Rruga e Thethit, në zemer të Alpeve 1800 metra mbi nivelin e detit në këto ditë pranvere të ngjason me një tunel dëbore.

Të lënë në harresë, banoret e ketyre aneve prej tre ditesh kane nisur punen per te hapur vete rrugen qe qendron e bllokuar prej kater muajsh. Kryetari i Komunes shprehet se rruga po hapet nga vete banoret nderkohe qe asnje institucion pergjegjes nuk nderhyn.

“I gjithë fshati i Thethit organizohet çdo vit me pak ndihmë të komunës me qëllim hapjen e rrugës. Prej kohësh komuna ka qenë e bllokuar”, thotë Bal Vuksani, kryetar i Komunës Shal.

Ndersa banorete bejne apel qe kjo zone qe eshte pika turistike malore me e frekuentuara nga te huajt ne Shqiperi te mos lihet ne meshire te fatit.

“Ka ditë që makina turistësh bllokohen në rrugë prej dëborës. Nuk është marrë asnjë masë, vec banorëve që po e hapin rrugën me kontributet e veta”, thotë një banor.
 
Tashme qe rruga eshte hapur per Thethin kjo do te thote dhe hapje e sezonit turistik pasi rruga e mbyllur ka bere me dhjetra tursite te kthehen prapa.

Rruga e Thethit, pavarësisht se është hapur, ngjason me një tunel bore. Por apeli i banorëve në këto anë është që kjo zonë turistike të mos jetë më në mëshirë të fatit.

Top Channel