Dëshmitë e para për vrasjen e Karelit

05/04/2014 00:00

Pasi jane thirrur në mesditën e së shtunës për të dëshmuar para hetueses
së qytetit Serrës Gjeorgjia Toutountzi, tetë prej 15 rojave të burgut
të Nigrites, që akuzohen për vrasjen e të burgosurit shqiptar Ilia
Kareli kanë kërkuar dhe kanë marrë afat kohor deri të martën për t’u
përgatitur për deponimet e reja që do të japin, në mënyrë që avokatët e
tyre mbrojtës të kenë lexuar me hollësi kopjet e aktakuzës dhe të
përgatisin platformën e tyre mbrojtëse.

Thirrjet per shtate gardianet e tjere do te çohen nga hetuesia deri te merkuren e ardhshme.

Ne listen e rojave te burgut qe jane thirrur per te deshmuar, nuk perfshihet deri tani drejtori i burgut te Nigrites i cili perballet edhe me akuzen e shkeljes se ligjit per mbrojtje te te akuzuarve dhe mospaditje te akteve kriminale.Sipas informacioneve qe ka mundur te siguroje Top Channel te gjithe gardianet vazhdojne te punojne normalisht ne burgun e Nigrites, pasi ende nuk eshte dhene asnje urdher, qofte edhe per pezullimin e perkohshem te tyre.

Gjithashtu mesohet se nje ekip me kreret e Unionit te Rojave te Burgut te Greqise ndodhet qysh ne mengjes ne qytetin e Serresit per t’u takuar me koleget e tyre te akuzuar.

Ende nuk behen te ditura hollesi te aktakuzes,ndersa edhe nga raporti i plote mjekoligjor jane publikuar vetem disa te dhena ne shypin grek te cilat gjithesesi tregojne se 42-vjeçari shqiptar Kareli ka humbur jeten si rezultat i ushtrimit te dhunes mbi te ne nje hark kohor treditor, nga çasti kur ai ka sulmuar me nje thike artizanale dhe ka vrare nje roje ne burgun e Malandrinos, deri kur eshte sjelle ne burgun e Nigrites ne qytetin Serres ne veriperendim te Greqise.

Totozani: Garanci për të dënuarit shqiptarë

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka deklaruar se ka marrë garanci nga homologia greke për respektimin e të drejtave të të dënuarve shqiptarë në burgjet helene.

“Homologia në përgjigjen e saj më premtoi se do të tregohet kujdes për të dënuarit shqiptarë në Greqi”, ka thënë Totzani, nga Pogradeci ku ka përuruar zyrën lokale të Avokatit të Popullit.

Duke u fokusuar tek çështja e të burgosurit të vrarë Ilia Kareli, Totozani ka theksuar se i dënuari është torturuar nga gardianët.

“Kareli është torturuar nga gardianët, veprimet e të cilëve janë tërësisht anti-ligjore. Ndërsa familja e Karelit është palë e dëmtuar në procesin penal të nisur në Greqi”, ka thënë Totozani.

Më tej, Avokati i Popullit ka vlerësuar rolin e prokurorisë, mediave dhe homologes greke lidhur me çështjen, që siç thotë ai, dalloi tërësisht nga ai i gardianëve grekë.

Top Channel