Vlorë, peshkatarët në vështirësi

04/04/2014 00:00

Porti i peshkimit në Vlorë ka në inventar 80 mjete që mezi po mbijetojnë.

Remontet por me se shumti çmimi i karburanteve ben qe puna e tyre te kete shume pak efektivitet. Për të blerë naftë me çmime më të ulta peshkarexhat udhetojne ne Itali dhe Greqi, ku politikat mbeshtetese per peshkimin bejne qe nafta per peshkim te jete me e lire se ne Shqiperi.

Problematike është situata ne port me anijet e mbytura me heret. Ato qendrojne ende nen uje dhe rrezikojne anijet e tjera qe ankorohen ne kalaten e triportit ne Vlore. Vete ky port ka shume pak mjete per mbarevjatjen e punes se peshkarexhave, ndersa mungon totalisht kalata per remontin e mjeteve te peshkimit.

Top Channel