Duke nisur nga e premtja, qytetarët duhet të blejnë çdo medikament me çmim 10 % më të ulët se sa një ditë më parë.

Ministria e Financave lajmeroi pasditen e të enjtes se tregtaret farmaceutike do të shesin medikamentet, duke zbritur TVSH-në edhe për medikamente stok që në pullë kanë çmimin e vjeter, pasi per kete do te kompensohen gradualisht.

Por ne fakt kjo nuk po ndodh ne te gjitha farmacite, te pakten ne Tirane, pasi ende nuk kane nje udhezim te mberritur zyrtarisht.

“Që në mëngjes, normalisht kemi hequr TVSH-në për të gjitha barnat që janë me TVSH 10 për qind, ndërsa për librin e barnave të rimbursuara punojnë sipas librit të barnave dhe me çmime të ulura, sepse disa çmime përveçse hiqet TVSH-ja janë edhe më të ulura nga libri i ri i barnave”, thotë Florian Marku, farmacist.

“Situata po vazhdon të jetë e njëjtë. Ne po vazhdojmë të shesim vetëm rimbursimin pa TVSH, sipas librit të rimbursimit, kurse pjesën tjetër të medikamenteve po i shesim po TVSH 10 për qind. Derisa të kemi një informacion zyrtar, sepse për momentin kemi vetëm informacionet që kemi marrë nga mediat, duam normalisht një shkresë zyrtare që të dimë të ndryshojmë situatën”, thotë Anisa Topoviti, farmaciste

Udhezimi i dale nje dite me pare nga Ministria e Financave duhet t’i dërgohej drejtorive rajonale të tatimeve dhe po keshtu duhej t’i komunikohej zyrtarisht edhe tregtarëve farmaceutike. Ne Ministrine e Financave thone se eshte çeshtje kohe deri ne mberritjen e ketij udhezimi. Por vonesa e tij ben qe qytetaret te mos perfitojne ende uljes se çmimit te barnave per shkak te heqjes se TVSH-së.
 

Top Channel