Prodhuesit e duhanit kërkojnë ndihmë

04/04/2014 00:00

Fermerët e fshatit Podgorie në rrethin e Korçës, të cilët prej vitesh
merren me kultivimin e duhanit nuk kanë mundur të marrin asnjë qindarkë
nga puna e kryer përgjatë një viti.

Shume familje te cilat mbijetojne me te ardhurat e kesaj pune kane arritur ta shesin duhanin dhe ne kembim skane marre asnje lek ndersa te tjeret e kane ne shtepite e tyre stok.

Sipas tyre firmat e grumbullimit dhe perpunimit te kesaj kulture ofrojne çmime abuzive, por edhe ne rastet kur e blejne nuk u japin leket per muaj te tere aq sa ata po shkojne drejt falimentimit. Dhjetëra fermere te cilet perballen me kete problematike te perseritur kane protestuar per kete padrejtesi qe i ben ata te “dhurojne” punen e nje viti nga e cila paguhen ne menyre qesharake.

Per vite me radhe keta fermere kane bere kultivimin e duhanit ndersa per te marre shperblimin e nje pune te lodhshme dhe me sakrifica u duhet te presin sepse firmat te cilat operojne ne treg nuk i likujdojne ne kohe ose ne raste te tjera ua lene prodhimin stok.

Top Channel