Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka bërë kallëzim penal për
Avenir Peken, ish-drejtorin e Përgjithshëm të AKKP-së, Agim Toron,
ish-zevendesdrejtorin e Përgjithshëm, Ardian Spahinë, ish-përgjegjësin
për sektorin juridik dhe të kontrollit, si edhe Arben Cenaliajn,
ish-përgjegjës për Sektorin e Shqyrtimit, nën akuzën e shpërdorimit të
detyrës.

Në kallëzimin e dërguar drejt Prokurorisë së Tiranës, Agjencia shprehet se, rezulton të katër të kallëzuarit të kenë kryer një sërë shkeljesh gjatë kohës që ushtronin funksionet e tyre.

Bazuar në aktet e kontrollit të kryer nga grupi i punës pranë AKKP, në lidhje me vendimet për kthimin brenda territorit të Gardës së Republikës, janë konstatuar një sërë shkeljesh. Nder shkeljet me te renda rezulton te jene data e vendimit per shyrtim mban nje date me te hershme se vete kerkesa per shqyrtim per kthimin e kesaj toke, nga pronaret qe e pretenduan.

Shkresa nuk mban vulën dhe numrin e hyrjes në protokoll të AKKP-se. Nga hetimi që i është bërë akteve që gjenden në dosje vihet re se shkresa e protokolluar nuk eshte e konfirmuar nga Ministria e Brendshme. AKKP shprehet gjithashtu se, ne piken e fundit te relacionit grupi i punes shprehet per situatën aktuale te mos shfrytezimit te oborrit te Gardes per qellime sportive, apo per ulje te helikopterit, por ne asnje moment grupi i gardes nuk u shpreh për miratimin e kërkesës së ish-pronareve. Kjo për shkak se kjo siperfaqe mund te shërbejë për aktivitete të tjera ose si perimetër sigurie për instuticionin e Gardës së Republikës. Vendimi per kthimin e kesaj prone u mor pa kete miratim.  

Po ashtu, rezulton se edhe Bashkia e Tiranës në përgjigjen e saj, nuk eshte shprehur dakort që këto prona t’i kalojnë ish-pronarëve, por është rezervuar për të dhënë një informacion më të plotë në momentin e përfundimit të inventarizimit të pronave. Në asnjë moment, Ministria e Punëve të Brendshme apo Garda e Republikës nuk kanë propozuar që këto prona të tjetërsohen. Ne kallëzim thuhet se, “bazuar në shkeljet e konstatuara me sipër, lehtësisht arrihet në përfundimin se, Sektori Juridik dhe Kontrollit nuk ka bërë një vlerësim objektiv dhe gjithpërfshirës në vlerësimin e procedurave të ndjekura nga Sektori i Shqyrtimit të Qarkut të Tiranës”. Gjatë Kontrollit të akteve të dosjes, janë vënë re shkelje të tjera të cilat kanë të bëjnë me procesin e aplikimeve, verifikimeve në terren, shqyrtimit të akteve nga grupi i punës, shqyrtimi nga Sektori Juridik dhe Kontrollit e te tjere.

Nderkohe qe prokuroria ka marre si të pandehur edhe kryeregjistruesin e Vlores, pas nje kallëzimi penal qe ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka bere me pare per dhenien e lejes per ndertim  te kompleksit ‘Jon’.

Top Channel