Lushnjë, plagos me sëpatë kushëririn

04/04/2014 00:00

Një 15-vjeçar në fshatin Gramsh të Lushnjës është plagosur rëndë i goditur me një sëpatë nga kushëriri i tij.

Tre kusherinj u perleshen dje per nje konflikt pronesie, viktima po debatonte me vajzen e xhaxhait te tij, ndersa vellai i vajzes ka nderhyre duke e qelluar me sepate ne koke e me pas me nje sfurk ne gjoks. I plagosuri eshte transportuar ne spital, ndersa autori u arrestua.

Kane qene familjare te tjere qe jane informuar per ngjarjen qe me nje kafshe pune e kane transportuar deri ne rrugen automobilistike.

Konflikti ka qene i hershem midis prinderve te femijeve ku per kete problem jane shoqeruar per ne komisariatin e Lushnjes. Por nga prinderit konflikti ka kaluar te femijet.

Top Channel