Lushnjë, aksidentohet këmbësorja

04/04/2014 00:00

Një grua rreth të 50-ave është aksidentuar për vdekje në aksin nacional Lushnjë-Cerme.

Aksidenti ka ndodhur rreth ores 4.30 të mëngjesit të sotëm pranë fshatit Zhamë. Ende nuk dihet emri i viktimes, por trupi i saj eshte derguar ne morgun e spitalit Lushnje. Sipas policise eshte ndaluar drejtuesi i mjetit qe kreu aksidentin nje 47-vjeçar nga Durresi.

Ai ka qene duke udhetuar me mjtin tip kamioncinë Benz, ne momentin qe gruaja ka tentuar te kaloje trafikndaresen ai e ka marre perpara trupin duke e goditur me pasqyren e mjetit. Megjithese eshte derguar ne spital per ndihme mjeksore ajo ka humbur jeten.Viktima kishte me vete nje qeske me ushqime dhe uje, gje qe le te mendosh se mund te kete qene punonjese ne ndonje nga tokat bujqesore.

Top Channel