Kukës, CEZ aksion ndaj abonentëve debitorë

04/04/2014 00:00

CEZ Shpërndarje në të gjitha lagjet e qytetit të Kukësit po vijon
aksionet për ndërprerjen e energjisë elektrike për të gjithë abonentët
debitorë.

Por pavarësisht aksioneve pagesa për energjinë elektrike nuk është në nivel të kënaqshëm megjithëse ka një rritje të lehtë të arkëtimit tek konsumatori familjar, ndërsa bizneset private kanë një situatë më të përmiresuar, por shumë larg pagesës së rregullt të energjisë që shpenzojnë.

Kukësi vazhdon të jetë ndër të fundit në të gjithë vendin, sa i takon nivelit mjaft të ulët të shlyerjes së faturave të energjisë elektrike. Arsyeja kryesore sipas banorëve është varfëria në të cilën jetojnë dhe niveli i lartë i papunësisë.

Top Channel