Vrau faturinon 17-vjeçar, në pranga autori

03/04/2014 00:00

Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një 19-vjeçar të akuzuar për
vrasje. Klodjan Morina akuzohet për vrasjen e faturinos së furgonit
Tiranë-Durrës, Juljan Çuni, 17 vjeç në vitin 2012.

“Rreth orës 02.00 u bë arrestimi i shtetasit në kërkim i Klodjan Sulejman Morina, 19 vjeç, banues në Durrës, sepse “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur caktimin si masë sigurimi “arrestit me burg”, për veprat penale të “vrasje me dashje”. Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi dyshohet të jetë autor i vrasjes së shtetasit Juljan Çuni, ngjarje e ndodhur më datë 25.11.2012 në rrugën e Durrësit, Tiranë”, bën me dije policia.

Në konfliktin e ndodhur në nëntor të vitit 2012 u përfshinë edhe disa persona të tjerë të afërm me autorin e krimit, i cili pas një debati me faturinon 17-vjeçar për çmimin e biletës së furgonit, e qëlloi disa herë me thikë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Top Channel