Komisionerin për të drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës, Nils
Muiznieks ka shprehur shqetësimin për dhunën e ushtruar ndaj të
burgosurit shqiptar në Greqi, Ilia Kareli çka solli edhe vdekjen e tij.

Muiznieks u ka bërë thirrje autoriteteve greke që të zbardhin këtë ngjarje të rëndë dhe të përmirësojnë situatën në burgje.

“Unë jam i shqetësuar seriozisht sa i përket rastit të torturës që çoi në vdekjen e Ilia Karelit. Burgjet dhe qendrat e ndalimit nuk mund të funksionojnë pa ligje. Standardet e të drejtave të njeriut duhet të mbrohen dhe ata që janë përgjegjës për sjellje të dhunshme duhet të mbajnë përgjegjësi”, është shprehur komisioneri Muiznieks.

Nga ana tjetër ai ka vlerësuar si pozitiv reagimin e intitucioneve gjyqësorë në Greqi, të cilëst i ak inkurajuar që të vënë para ligjit përgjegjësit e kij krimi.

Homologu grek i përgjigjet Totozanit
Avokati helen: Ngjarja do të hetohet dhe zbardhet tërësisht

Avokati i Popullit në Greqi i është përgjigjur letrës së homologut shqiptar Igli Totozani në lidhje me vrasjen e Ilia Karelit. Në letrën e tij, Calliope Spanou vlerëson se kjo ngjarje kaq tragjike dhe të tjera si ajo duhet të hetohen dhe të zbardhen plotësisht.

“Të merren masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten. Dy vrasjet në burg janë nën hetim nga autoritetet e prokurorisë. Gjithashtu, disa zyrtarë të burgut të Nigritas janë arrestuar si të dyshuar për torturat. Ne do t’i ndjekim nga afër në mënyrë informale zhvillimet e kësaj çështjeje”, thuhet në letër. 

Top Channel