Sekuestrohet vaj ulliri fals, do vinte në Shqipëri
03/04/2014 00:00
Një sasi prej rreth 25 mijë litra vaj ulliri, i vlerësuar si produkt i
Bashkimit Europian, por qe ishte teresisht jo cilesor është sekuestruar
të enjten nga Guardia di Financa në portin e Barit.
Nga analizimi i vajit që kishte si destinacion Shqipërinë rezultoi se produkti kishte cilësi shumë më të ulët se standardet e kërkuara.
Policia ka ndaluar edhe dy persona që e transportonin, ndërsa sipas hetimeve të para dyshohet se bëhet fjalë për mashtrim komercial.
Top Channel