Sarandë, sulm shefit të antinarkotikëve

03/04/2014 00:00

Qëllohet me armë zjarri makina private e shefit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në Sarandë, Orges Mezini.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:30 minuta në hyrje të fshatit Shëndëlli.

Mësohet se ai ka qenë i shoqëruar nga shefi i Krimeve, 2 specialistë të zonës dhe 4 efektiva të Policisë, në operacion për kapjen e një të kërkuari

Ministria e Brendshme, ndërkohë njoftoi nisjen e një operacioni për gjetjen dhe arrestimin e autorit të këtij akti. Dyshohet se autor është shtetasi Taulant Gjini, i cili është shpallur në kërkim për tentativë vrasje.

Në operacionin dhe kontrollin që po kryhet në rreth 90 banesa të zonës nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejte dhe të RENEA-s janë gjetur armatime, ndërkohë që në komisariat janë shoqëruar 30 persona.

Top Channel