Katër mjeke, të cilat ishin regjistruar në qytetin e Elbasanit duke
dhënë raporte mjekësore në mënyrë të parregullt, nxënësve që kërkonin të
justifikonin mungesat janë marrë në ndjekje penale nga Policia dhe
Prokuroria e Elbasanit.

Mjeket jane filmuar nga ‘Fiks Fare’ duke dhene kundrejt pagesave raporte mjekesore nxenesve te shkollave, ne menyre qe keta te fundit te mungonin ne mesim.

Skandali është denocuar edhe nga drejtuesit e shkollave. Nderkohe qe per kater mjeket vepra penale, per te cilen po hetohen eshte korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike dhe shperdorim detyre.

Top Channel