Inspektoriati  Ndertimor Urbanistik ne qarkun e Elbasanit ka shembur dy
banesa ne zonen e Krastes. Me gjithe perplasjet me banoret, inspektoret
kane vazhduar procesin e shembjes me ndihmen edhe te Policise se
Shtetit.

Sipas banoreve qe jetojne prej 20 vitesh ne keto banesa, shtepite nderhyrja nuk eshte e mbeshtetur ne ligj.

Drejtori rajonal i INUK shprehet se institucioni qe ai drejton po zbaton vetem ligjin. Sipas tij, keta banore jane shpronesuar nga tokat e tyre per shkak te ndertimit te rruges Elbasan-Librazhd dhe jane perjashtuar nga procesi i legalizimit.

Sipas drejtuesit te INUK do zbatohet vetem ligji dhe nuk te ndalet para presioneve apo perplasjeve me banoret.

INUK aksion kundër ndërtimeve pa leje

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Aksioni është përqendruar në aksin Tepelenë – Gjirokastër, teksa disa objekte përgjatë këtij aksi janë shembur nga fadromat e INUK. Sipas përfaqësuesve të këtij institucioni prishja e objekteve ka filluar pas inspektimit të terrenit, verifikimit të dokumentacionit dhe konstatimit të ndërtimeve të paligjshme, ndërsa një pjesë e tyre janë bllokuar prej INUK deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit të pretenduar.

Janë rreth 34 ndërtime pa leje përgjatë aksit Tepelenë – Gjirokastër, ndërsa vetëm ditën e mërkurë janë prishur nga fadromat e INUK të shoqëruara edhe nga forcat e policise 15 objekte pa leje.

Objektet e kësaj liste janë kryesisht biznese, lokale dhe pika karburanti. Nga punonjësit e INUK mësohet se nuk janë hasur kundërshtime nga pronarët e banesave, të cilët janë lajmëruar më parë për shembjen e këtyre godinave.

Top Channel