Gjendet një kufomë në lumin Vjosë

03/04/2014 00:00

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mesditën e të enjtes në lumin Vjosë në afërsi të Mallakastrës.

Viktima, i seksit mashkull, rreth të dyzetave, ende i paidentifikuar është pikasur nga banorë të zonës poshtë urës së Poçemit në Mallakastër.

Menjëherë është lajmëruar policia e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet. Nga këqyrja paraprake e trupit dyshohet se bëhet fjalë për vrasje, pasi trupi i viktimës ka qenë i mbështjellë me rrjet teli.

Mendohet se 40-vjeçari është vrarë diku tjeter dhe me pas eshte hedhur ne lume per te fshehur gjurmet.

Top Channel