Udha e mundshme drejt Pogradecit

02/04/2014 00:00

Pavarësisht se prej vitesh aksi nacional Lin-Pogradec iu është
nënshtruar punimeve për rikonstruksionin e tij, dita kur lëvizja në këtë
pjesë do të mund të bëhet normalisht duket ende e largët.

Mes pluhurit dhe kaosit kalimi ne kete segment mbetet nje prej veshtiresive me te medha sidomos per mjetet e tonazhit te rende. Ne ditet e fundit, ku fermeret shpresojne per shitjen e prodhimeve bujqesore, te cilat kane mbetur stok ne shumicen e fshatrave, mjetet e shumta te cilat i drejtohen rajonit juglindor per blerjen me shumice te prodhimeve bujqesore duket se stepen per shkak te kesaj rruge te cilen me veshtiresi e pershkojne per te pakten 2 ore.

Prodhimet kryesore per juglindjen qe jane molla, patatja dhe qepa edhe kete vit nuk i kane shpetuar mbetjes stok ne fshatrat e Korçes. Konstatimi vjen edhe nga Drejtoria e Bujqesise, ku specialistet pohojne se ende tonelata te tera produktesh jane te pashitura.

Ne prag te hapjes se sezonit turistik, kjo rruge e pandertuar po vijon te sjelle pasoja negative edhe per vete qytetin e Pogradecit. Rruga kalon pergjate gjithe bregut te liqenit duke e bere te parehatshem qendrimin.

Top Channel