Prokuroria: Gjergj Thimio, jo trafikant

02/04/2014 00:00

Prokuroria e Tiranës tërhiqet nga vepra penale e trafikimit për të cilen
dyshonte koleksionistin Gjergji Thimio dhe në përfundim të hetimeve e
çon atë në gjykim për akuzën e vjedhjes së veprave të artit dhe kulturës
të kryer në bashkëpunim me të akuzuarin tjetër, Arben Spaho. 

Sipas prokurorëve nuk u provua qe koleksionisti Thimio te kete kete trafikuar vepra arti, pasi ai eshte i licensuar nga Ministria e Kultures, por ka dyshime se ai ka vjedhur vepra arti.Sipas Prokurorise ka dyshime se pjesa e konsiderueshme e objekteve te sekuestruara ne banesen e tij dhe te Spahos jane marre ne kisha të ndryshme te vendit.

Nderkohe qe për 78 ikona te tjera, Prokuroria deklaron se ka veçuar dosjen dhe do te vijoje hetimet per te zbuluar se ku gjenden keto objekte per te cilat ekziston nje pasaporte, por nuk ndodhen ne koleksion.Prokuroret thone se nga veprimet hetimore rezulton se Gjergji Thimio prej kohesh uhstron aktivitet tregtar ne fushen e blerjes e shitjes se objekteve te vjetra te artit e per kete aktivitet ai eshte registruar edhe ne gjykate si edhe si biznes i vogel ne Bashkine e Korçës.

Per veprimtarine e Gjergji Thimios, thote Prokuroria kane dhene rekomandime edhe ish-ministri i Kultures, ish-drejtorë të kësaj Ministrie dhe ish-drejtore te Qendrës Kombëtare të Inventarizimit te Pasurive Kulturore, nderkohe qe ne ekspoztitat e bera prej te pandehurit kane marre pejse edhe shume personalitete te fushes se artit prokuroret thone se historia e hetimjit nis me qershor 2014 kur i bashkeakuzuari me te, shtetasi Spaho ka bere kallëzim ndaj Thimos per nje borxh te pakthyer, nderkohe qe ka deklaruar se ne shtepine e tij mbaheshin objekte te vjedhura ne kishat e Gjirokastres, Korcës dhe Përmetit. Prokuroret i referohen ne kerkesen per gjykim deklarates se te pandehurit Thimio, i cili ka pranuar se ne banesen e tij jane gjetur vepra te vjedhura, por sipas tij keto objekte jane shpetuar prej tij nga trafikimi ne 1997.

Sipas Prokurorise nga akti i ekspertimit rezulton se nga 466 objekte te sekuestruara, vetem 32 prej tyre nuk jane pjese e trashegimise kulturore. Sipas prokurorreve per 47 vepra Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise kerkon kthimin e tyre sepse ne baze tre akt-ekspertimit ato rezultojne te vjedhura ne kisha te ndryshme te vendit. Sipas grupit te hetimit Qendra Kombetare e Inventarizimit thote se nga sendet e sekuestruara, mungojne 78 objekte te cilat jane te pajisuara me pasaporte, por qe tashme jane shitur apo jane tjetersuar. Objektet e tjetersuara i perkasin kohes se Mesjetes jane pasuri kombetare thone prokuroret dhe pavaresisht se posedohen nga persona private ato nuk duhet te dalin jashte vendit.

Ne baze te nje shkrese qe mban daten e nentorit te 2013, Ministria e Kultures i thote prokuroreve se nje person te cilit Thimio i ka shitur disa ikona ka kerkuar leje nga kjo ministri per t’i nxjerre pikturat jashte Shqiperise, nderkohe qe ne prill 2014, Qendra e Inventarizimit ka vendosur qe veprat te mos dalin jashte kufirit shqiptar.

Top Channel