Sonja është një vajzë 8-vjeçare, e cila vuan nga çrregullime të
autizmit. Në Ditën Ndërkombëtare të këtij çrregullimi që po përhapet me
ritme të shpejta, ajo bën apel për mos përjashtim nga shoqëria. Fjalët e
mamasë së Sonjës përcjellin një mesazh në emër të shumë nënave që
përballen me këtë sfidë.

“Shpesh jam shumë e dëshpëruar, sepse gjithnjë i bëj pyetjen vetes, përse më ndodhi mua? Pastaj qetësohem dhe them, më ka zgjedhur Zoti, më ka dhënë forcën që unë ta përballoj këtë sfidë. Unë kam 8 vjet që e ndjek vajzën. Deri në këto momente vajza ime është në kopsht. Kjo grupmoshë nuk e kupton shumë defektin e Sonjës time, mirëpo tani po vjen një moment, që edhe fëmijët edhe prindërit Sonjën time, dashje pa dashje, do ta distancojnë”, thotë nëna e Sonjës.

Çrregullimet e autizmit po shtohen shpejt jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vende te zhvilluara,te cilat raportojne nje rritje me 30 %  te rasteve nga viti ne viti. Ndryshe nga keto vende tek ne evidentohen shume vone shenjat e autizmit.

“Çdo 5 vjet ne flasim për shifra gjithnjë e më alarmante dhe pjesa e lënë jashtë vëmendjes është zakonisht pjesa e fëmijëve që janë ndërkohë në shkolla, që veçohen edhe pse nuk duket që të jenë në variantin e autizmit klasik dhe që kanë nevojë për mbështjetje. Eshtë e domosdoshme për autizmin, ndoshta ndryshe nga disa prej çregullimeve të tjera kronike, por për autizmin ka nevojë për mësim dhe njohuri specifike”, thotë Ariel Como.

Ne nje tryeze me perfshirjen e shume aktoreve  u kerkua ngritja e qendrave shendetsore per femijet autike,trajnimi i mesuesve dhe psikologeve qe punojne me ta,si dhe pergatitja e kurikulave te posaçme mesimore.Sipas studimeve te kryera,  rezulton se autizmi  i ka rrenjet  ne zhvillimin jonormal  ne shtresate e kores se trurit  qe formohen gjate zhvilimit te paralindjes.Ne Shqiperi ende nuk ka nje statistike se sa persona vuajne me çrregullime te spektrit autik.

Top Channel