Matura, nxënësit njihen me guidën orientuese

02/04/2014 00:00

Pas një muaji, rreth 51 maturantë do t’i nënshtrohen provimeve të
Maturës Shtetërore të cilat vendosin nëse ata do të vijojnë ose jo
studimet e larta në degët që ata do të përzgjedhin.

Zevendesministrja e Arsimit Nora Malaj, tha se këtë muaj nxenesit, mesuesit dhe prinderit po njihen me guiden e Matures Shtetërore, e cila i njeh saktesisht per rrugen qe ata duhet te ndjekin.

“Testi 1252 përbën shifrën e të gjithë maturantëve, ku brenda janë maturantët aktualë dhe të gjithë maturantët që dëshirojnë të futen në procesin e Maturës Shtetëore për t’u regjistruar për daljen e kuotave. Në fazën tjetër, në takimin tjetër të rradhës do të përcaktojmë kuotat e degëvë dhe përzgjedhjet e tyre për të parë hap pas hapi për procedimin e provimeve”, tha Malaj.

Kete vit nje sfide mbetet administrimi i provimeve, te cilat nisin qe ne muajin maj. Sipas Ministrise se Arsimit me 16 maj, jepet provimi i gjuheve te huaja, me 30 maj, i gjuhes shqipe, me 9 qershor provimi i matematikes dhe me 18 qershor provimi me zgjedhje.

Top Channel