Kodrat me mbeturina në Lushnjë

02/04/2014 00:00

Masivi i plehrave pranë qytetit të Lushnjës dhe në anë të superstradës
është vendgrumbullimi i mbeturinave urbane ndërtuar në vitin 1984.

Ne ate kohe, popullsia e qytetit ishte shume me e vogel dhe funksiononte riciklimi, por aktualisht ky vend eshte kthyer ne nje shqetesim serioz per ndotjen e larte. Qyteti i Lushnjes prodhon 50 ton mbeturina ne dite, te gjitha hidhen ne kete vend dhe shpesh here digjen duke krijuar nje re toksike ne ajer. Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe thote se Bashkia qe ai drejton, ka projekt por jo parate per realizimin.

“Bashkia Lushnje, në planin vendor të miratuar në maj të vitit 2013 ka parashikuar që ky vend depozitim të kthehet në një zonë të gjelbër dhe gjithashtu ka parashikuar edhe ndërtimin e landfillit larg zonave të banuara të qytetit. Këto projekte janë mbledhja e diferencuar e mbetjeve të ngurta në qytet, stacion-ndarje e produkteve të vlefshme me kapacitet 7-15 mijë tonë në vit, si dhe stacion transferimi për dekompostimin e mbetjeve të ngurta me sasinë 20 mijë ton në vit. Sigurisht që zbatimi i këtij projekti kërkon një vlerë të konsiderueshme dhe është i pamundur nga ana e pushtetit vendor”, tha Tushe.

Me projektet ne sirtar dhe me arken bosh, kjo bashki e ka te pamundur te ndryshoje pamjen e shemtuar te kodrave me mbeturina qe po behen varg prane zonave te banuara te qytetit.

Top Channel