Kili goditet nga tërmetet

02/04/2014 00:00

Një ditë pas tërmetit 8,2 ballësh që shkaktoi 6 të vdekur e detyroi
presidenten Michele Bachelet të ndërpriste vizitën në zonat e goditura
për shkak të lekundjeve të vazhdueshme të tokës, një tjetër tërmet i
fuqishëm goditi Kilin.

Magnituda ishte 7,6 balle. Serish autoritetet jo vetem ne Kili por edhe ne Perune fqinje nxituan te japin alarm per tsunami, por e terhoqen pak me vone pasi ne rajonet bregdetare, u perplasen dallge vetem 70 centimetra te larta.

Ky termet pasoi nje seri luhatjesh qe i kane bere ndertesat te tunden e detyruan banoret e qytetit port te Iquique-s, epiqendra e termetit te pare, te vraponin te trembur ne rruge.

E njejta situate edhe ne jugun e Peruse, ku njerezit ne qytetet e Tacna-s dhe Arequipa-s kane preferuar te qendrojne jashte shtepive nga frika e lekundjeve te fuqishme. Presidentja kiliane lavderoi me heret “qetesine” e treguar nga banoret pas termetit te pare.

Kili eshte nje prej vendeve me aktivitetin me te larte sizmik ne te globin, dhe fakti qe ndodhet mbi zonen ku takohen pllakat tektonike te Nazcas dhe Amerikes se Jugut, e perballe me termete te fuqishme. Vetem kater vjet me pare, jugu i tij u trondit nga luhatje shkaterruese toke 8,8 balleshe. Episodit te se martes, ekspertet i referohen si hendeku sizmik i Iquique-s, nje segment i kufirit mes pllakave tektonike i cili prej kohesh ka qene relativisht i qete. E fundit ngjarje madhore e regjistruar atje ishte termeti 8,8 ballesh i vitit 1877, qe mori asokohe 2.000 jete njerezish.

Top Channel