Durrës, flota e peshkimit në vështirësi

02/04/2014 00:00

Flota e peshkimit në Durrës numëron 110 anije, po vetëm 60 përqind e
tyre janë në efiçencë dhe pse me probleme për shkak të pamundësisë për
të kryer remonte të plota.

Mbyllja e kantierit detar në Durrës ka cënuar ndjeshëm kushtet teknike në të cilat lundrojnë anijet e peshkimit, shumica e të cilave e kanë të domosdoshme riparimin e pjesës fundore për të shmangur tragjeditë detare, siç ishte mbytja e anijes “Katerini” muajin e kaluar. Shumica e pronarëve nuk mund të mbulojnë dot futjen në kantieret e Malit të Zi dhe Greqisë.

“Anijet metalike janë anije të mëdha industriale, dhe me to nuk mund të operohet si me varkat e vogla deri në peshën 40 tonë. Këtu flasim për anije që janë 10 tonë e sipër. Domethënë, këto anije sot e kanë emergjente ndërtimin e një kantieri për to”, thotë Klodian Kapiti, kryetar i Sindikatës së Peshkimit në Durrës.

Edhe çmimi i naftes eshte nje pengese per peshkataret, blerja e saj në vendet fqinjë vazhdon të rrisë kostot për ta.

Sindikata e peshkimit në Durrës shpreson te nderhyrja qeveritare per te lehtesuar punen ne kete sektor qe çdo dite rrit numrin e te papuneve.

Top Channel