Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Petrit Ahmeti e justifikoi unifikimin e cmimit të energjisë elektrike për konsumatorët me rregullimin e mënyrës dhe sistemit të faturimit të energjisë.

“Abuzimi i kompanisë është i tillë që i bie më qafë konsumatorit me këtë sistem cmimi për arsye se në të gjithë konsumatorët familjarë duhet respektuar data e leximit..në qoftë se ne shkojmë edhe një ditë më vonë në muaj ne jemi në penalitet ose kompania është në penalitet me konsumatorin. Ekziston një vështirësi mjaft e madhe që konsumatorët me këtë nivel organizimi dhe këtë kontigjent njerëzish që ka të shkojë dhe ta respektojë”, deklaroi Petrit Ahmeti, Kryetar i Entit Rregullator të Energjisë.

Për konsumin deri në 300 kilovatorët në muaj, familjarët paguajnë 7.7 lekë, ndërsa për sasinë që konsumohet mbi këtë fashë cmimi është 13.5 lekë. Zoti Ahmeti tha se aktualisht po kryhen studime për të caktuar strukturimin e cmimit të energjisë.

Në raportin para deputetëve të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kryetari i ERE-s tha se brenda një viti e gjysmë, të gjithë konsumatorët do të pajisen me matësa për energjinë dhe nuk do të ketë më fatura aforfe. Ndërsa duke iu referuar situatës së vështirë hidrike në vend ai siguroi konsumatorët se nuk do të ketë mungesa të energjisë elektrike.

“Janë mobilizuar fonde si gjithmonë nga buxheti i shtetit për të mbuluar importet e energjisë elektrike, periduha e tanishme është një periudhë e thatë dhe shumë e varfër”, shtoi Ahmeti.

Top Channel