“Kareli vdiq nga dhuna barbare”

01/04/2014 00:00

Paraprakisht mjekësia ligjore ka dalë në përfundimin se Ilir Kareli ka humbur jetën për shkak të dhunës.

Sipas një burimi të Top Channel pranë Mjekësisë Ligjore, pas autopsisë së kryer nga ekspertët shqiptarë në Fier është konstatuar se në trupin e 40-vjeçarit kishte hematoma te shumta, veçanerisht thyerje te brinjeve, si edhe fraktura ne koke dhe ne fytyre, ku mjeket ligjore kane konstatuar edhe nxirje te theksuar te njerit sy.

Ekspertet sqaruan se ka shume mundesi qe ekspertiza te jete me te njejtin perfundim sic edhe ekspertiza greke, e cila ka deklarur se 40-vjeçari eshte dhunuar barbarisht. Nderkohe qe konkluzionet perfundimtare te mjekesise ligjore pritet te mbyllen brenda ketyre tre diteve, pas ketij verifikimi nje kopje e rezutateve do t’i percillet Prokurorise se Fierit, e cila ka kerkuar prani te eksperteve shqiptare ne autopsine e Karelit qe vdiq ne burgjet greke.

Ilir Kareli vuante denimin ne nje burg grek per grabitje, nderkohe qe ai vrau nje gardian te burgut ku mbahej.Pas krimit dyshohet qe viktima te jete dhunuar nga gardiane te tjere çka solli edhe vdekjen e tij.

Top Channel