U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Ministria e Brendshme ka dërguar në Prokurori një kallëzim penal ndaj 20
personave, të gjithë ish-drejtuesit më të lartë të këtij dikasteri, të
cilët sipas njje njoftimi per shtyp janë përgjegjës për një dëm prej
qindra mijëra dollarësh shkaktuar buxheti të shtetit.
Nga auditimi i kryer Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, Drejtorine e Rezervave, si edhe te shfrytezimit te mjeteve, rezulton se ka shkelje te renda ligjore, si pasojë e të cilave është shkaktuar një dëm i madh ekonomik, pa përfshirë ketu – thote njoftimi i Ministrise, – vlera të tjera të konsiderueshme që kanë kaluar përvlerësim dhe inspektim financiar nga Ministria e Financave.
Nga Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit, jane derguar per ndjekje penale pese persona mes te cileve edhe ish-drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj. Gjithashtu jane derguar per ndjekje penale edhe ish-drejtori i Qendres se Shfrytezimit dhe Administrimit te Mjeteve te Transportit se bashku me gjashte vartesit e tij, si edhe ish-drejtori i Pergjithshem i Rezervave te Shtetit se bashku me tre vartes te tij.
Top Channel