“Punë pa teka”/ “Është bërë problem për nuse, nuk duan të vijnë në fshat”, nallbani Sema tregon vështirësitë: Më tremb fakti se unë kam 3 djem, i dua të jenë afër Kanë marrë sende nga shtëpitë e tyre dhe po i dhurojnë për familjet më të varfra të komunitetit. Kjo është një ndër nismat e shumta të të rinjve të fshatit Libonik të qytetit të Korëçës.
Nuk është familja e parë që po ndihmojnë dhe nuk do të jetë e fundit.
Këtë fundjavë ata i janë gjendur pranë Nurie Fetollarit, të moshuarës që i ka kaluar të 80- tat dhe jeton me djalin e saj me nevoja specifike.
Të rinjtë kanë 2 ditë që i janë përkushtuar restaurimit të shtëpisë. Pasi e kanë bërë më të ngrohtë e më të përshtatëshme për të jetuar nuk kanë nguruar të bëjnë edhe ato punë shtëpie që për të moshuarën janë gjithmonë e më të vështira.
Ndërkohë që punohet ka gjithmone kohë për pak pushim.
Nuria sot do ta pijë kafen në shoqëri të madhe duke i uruar për gëzimin që sollën në shtëpinë e saj.
Top Channel