Mbyllja e rrugës së brendshme të qytetit të Klosit për mjetet e tonazhit
të lartë ka bërë që ato të përdorin vazhdimisht unazën e këtij qyteti, e
cila është në një gjendje të rënduar.

Drejtues të Bashkisë Klos, pak muaj më parë u shprehën se për unazën në fjalë ishte dërguar projekti dhe priste financimin për ta rehabilituar atë tërësisht, por ende ska asnje pergjigjie.

Ky segment rrugor ku cdo dite kalojne shume mjete te renda, gjate diteve te thata ka vetem pluhur dhe ne ditet me shi mbulohet nga balta.

Drejtuesit e pushtetit vendor thone se nuk mund te ndertojne me fondet e bashkise rrugen, per shkak se projekti kerkon 60 milione leke, nje shifer e paperballueshme prej tyre.

Top Channel