U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Tronditet qyteti i Milotit, pas një shpërthimi eksplozivi të vendosur
një ekskavator i cili është në pronësi të Komunës Milot, të Rrethit të
Kurbinit.
Sipas burimeve zyrtare të policisë, eksplozivi ka shpërthyer pak pas mesit të natës duke u gdhire e diel, ndërsa ekskavatori ndodhej në pjesën e pasme të një pike karburanti, në hyrje të qytetit të Milotit.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz edhe pse në pikën e karburantit ka pasur punonjës të pikës që punojnë gjatë natës. Pas shpërthimit, policia e Kurbinit ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Të parët që janë pyetur kanë qenë roja i pikës së karburantit, i cili është shprehur se “nuk kam parë njeri të lëvizë, pasi në pjesën aty ku gjendej ekskavatori ka qenë errësirë”.
Po kështu, edhe zhurma nuk ka dëgjuar. Ndërkohë, kryetari i Komunës Milot, Behar Haxhiu, është shprehur se ekskavatori është lënë në pikën e karburantit për të qenë i sigurt që të mos i ndodhte asgjë. “Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me askënd dhe as drejtuesi i mjetit. Ekskavatori është përdorur për punët e komunës ku ka pasur problem për të ndërhyrë për të hapur rrugë apo hapur kanalizime. Nuk mund të them asgjë në lidhje me ndonjë dyshim të mundshëm. Edhe pse para dy ditësh INUK ka prishur ndërtimet pa leje në anë të ‘Rrugës së Kombit’, ne nuk kemi marrë pjesë në prishjen e tyre dhe as mjeti nuk është përdorur për këtë qëllim. Ndaj përjashtoi mundësinë e ndonjë sulmi me eksploziv për këtë problem. Megjithatë, unë i kërkoj policisë së Kurbinit të vijojë hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorëve”, thotë komunari i Milotit.
Policia e Kurbinit ka vijuar hetimet intensive, ndërsa nuk përjashton mundësinë që autorët e vendosjes së eksplozivit të mund të kenë ngatërruar shënjestër për shkak se mundet të kenë dyshuar se ekskavatori mundet të jetë përdorur në prishjen e ndërtimeve pa leje në Milot. Eksplozivi sipas policisë mendohet të ketë qenë rreth 200 gramë tritol dhe ai është vendosur në pjesën e motorit të ekskavatorit, ndërsa autorët nuk kanë lënë asnjë gjurmë.
Top Channel