Indi, foshnja lind me zemrën jashtë trupit (Kujdes! Pamje të rënda)

31/03/2014 00:00

Një çift i varfër indian ka bërë apel për ndihmë financiare për të shpëtuar jetën e djalit të tyre i cili ka lindur me zemrën jashtë trupit.

24-vjeçarja Priyanka Pal lindi fëmijën të mërkurën e kaluar me çrregullimin e rrallë ectopia cordis që e lë zemrën jashtë organizmit dhe tani i duhet një operacion i shtrenjtë për të shmangur vdekjen e vogëlushit.

“Doktorët na kanë thënë që operacioni bëhet vetëm në spitalet private pasi spitalet shtetërore nuk e marrin përsipër. Unë mezi ushqej familjen me dy vakte në ditë dhe nuk kam para’ për operacionin e djalit. Shpresoj që shteti të më ndihmojë”, thotë zoti Pal.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel