Ilaçet e rimbursueshme, nga 1 prilli lista e re

31/03/2014 00:00

Të martën hyn në fuqi lista e medikamenteve të rimbursueshme, të cilës
këtë vit i janë shtuar mbi 50 medikamente të reja, duke bërë që për 477
ilaçe, pacientët të ndarë sipas kategorive nuk do të paguajnë.

“Duke filluar që nesër, popullata do të ketë akses me 56 ilaçe të reja, çka do të thotë më shumë sëmundje të kuruara, më shumë siguri në trajtimin e tyre. Përfitojnë të sëmurët me diabet, ata me probleme tumorale, të sëmurët me probleme të zemrës, me probleme neurologjike, nefrologjike etj. Eshtë një grup shumë i madh përfituesish, duke filluar nga fëmijët, gratë shtatzëna, pensionistët”, thotë Drejtori i Fondeve të Sigurimeve Shendetore, Astrit Beci.

Per here te pare kete vit mbulohen me medikament te rimbursueshme semundje si ato te shendetit mendor, varesia nga alkooli e te tjera.

“Përfshirja e medikamenteve që për herë të parë futen në këtë listë janë të shumta, ama do të doja të ndalesha në hepatitin B dhe C, i cili për herë të parë mbulohet nga lista e rimbursimit dhe që është një numër goxha i madh njerëzish që vuajnë nga këto probleme, të sëmurë me probleme të varësisë nga alkooli, po kështu të sëmurë nga disa lloje tumoresh dhe nga sëmundje kardiologjike”, tha Beci.

Menjehere, pasi marrin ne dore receten e mjekut, pacientet mund te kontrollojne permes internetit, qofte ne kompjuter apo telefon, per te parë nese medikamnetet qe i jane dhene per t’u kuruar perfshihen apo jo ne listen e rimbursimit .

“Cdo pacient, mjek apo farmacist, nëpërmjet celularit të ketë mundësi, në mënyrë fare të thjeshtë të marrë gjithë informacionin e nevojshëm për ilaçin, prodhimin, dozën, çmimin dhe është apo nuk është i rimbursueshëm”, tha Beci.

Duke filluar nga 1 prilli hiqet dhe TVSH-ja per medikamentet, e cila pritet te ndikoje ne uljen e çmimit per pacientet.

Top Channel