U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Mëngjesin e të hënës rinisën kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit Erjon
Alizoti, ekskursionistit të rrëzuar mesditën e të dieles në kanionet e
Erzenit, 200 metra nga Shpella e Pëllumbasit. Operacioni i kërkimeve nga
forcat RENEA dhe palombarët, u ndërpre për shkak errësirës rreth orës
20:00.
Dyshohet se i riu mund të ketë rrëshqitur aksidentalisht nga bregu i lumit, teksa po lante duart. Ai ishte i shoqëruar me një bashkëmoshatar tjetër, edhe ai i rrëmbyer nga rrjedha e lumit, por ai mundi të shpëtohej nga pjesëtarët e tjerë të grupit.
I riu bashkë me grupin mbi 50 veta ishin organizuar në rrjetin social “Facebook” për të zhvilluar një ekskursion në kanionet e Erzenit, pas malit të Dajtit.
Policia njoftoi se do të procedojë penalisht organizatorët e ekskursionit për mos krijimin e kushteve të sigurisë e grupit të të rinjve.
Top Channel