Donte të bëhej i pasur, humb gjenitalet

31/03/2014 00:00

Dëshira për t’u bërë i pasur shtyu një të ri afrikan që t’u drejtohet hienave për t’u falur atyre si ushqim një copë prej vetes në mënyrë që të përmbushte ‘profecinë’ e marrë nga një magjistar.

Chamangeni Zulu, një 21-vjeçar nga Malavi humbi organet gjenitale dhe tre gishtërinj të njërës këmbë në përleshjen me kafshët e egra. I shtruar në një spital në afërsi të kufirit mes Zimbabves dhe Malavit, i riu rrëfeu gjithcka.

“Më thanë që rruga më e shkurtër për t’u bërë i pasur ishte t’u falja pjesë të trupit tim hienave. Kështu bëra. Lakuriq iu drejtova njërës prej tyre dhe humba gishtërinjte dhe organet riprodhuese”, deklaroi ai duke shtuar se ‘profeti’ që i kishte premtuar pasurimin e menjëherëshëm nuk i kishte përcaktuar se cilën pjesë të trupit duhej të falte..

Në vend të pasurisë, i riu humbi ‘burrërinë’ e tij dhe tashmë do t’i duhet të heqë dorë nga ëndrra për të krijuar familje.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel