U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës Ndërsa burri është ulur në tryezë për darkë, në shtëpi nuk kishte patur
birrë dhe kjo ka qenë arsye e mjaftueshme, që burri ta dhunojë gruan,
duke e kërcënuar edhe me thikë se do ta vrasë.
Nje histori qe me pas ka perfunduar ne gjykatë, pasi gruaja e ka denoncuar dhunen.Ne perfundim të shqyrtimit gjyqesor, Gjykata Penale e Tiranes e denoi Edmond. L nga Kamza me nente muaj burg, por per shkak se bashkeshorti i dhunshem eshte penduar dhe ka pranuar gjykimin e shkurtuar, denimi i zbret ne gjashte muaj burgim.
“I pandehuri ka filluar të debatojë me bashkëshorten e tij për mungesën e një birre ne shtëpi dhe për këtë shkak ka ushtruar dhunë në familje në këtë moment”, tha gjyqtari Artan Gjermeni.
Edmondi ka gati 20 vjet i martuar dhe ka tre femije, ndersa pas dhunes se shpeshte gruaja e tij eshte dorezuar dhe ka depozituar kallëzim ne polici çka ka sjelle arrestimin e menjehershem te Edmondit.
Per Gjykaten Penale rastet nen gjykim te dhunes ne familje kane motive nga me te pabesueshmet si veshja moderne e gruas, gatimi i papershtatshem, pirja e duhanit deri tek kthimi vone ne shtepi, ndersa rasti me klasik i dhunes ndaj gruas eshte ai per shkak te gjendjes se alkoolizuar te bashkeshortit. Për veprën penale të dhunës në familjë janë nën gjykim në Gjykaten e Tiranës 115 persona.
Top Channel