Aksi i ri nacional Elbasan-Tiranë do të qëndojë i bllokuar gjatë ditës së sotme për shkak të punimeve në rrugë.

Policia e Elbasanit bën me dije se kjo rrugë është bllokuar në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të qëndrojë e bllokuar deri në orën 22:00.

Gjithashtu policia këshillon drejtuesit e mjeteve të përdorin rrugën ekzistuese nga Qafë Krraba. Pas një kërkese të bërë nga Autoritetit Shtetëror Rrugor, Policia Rrugore duke bashkëpunimin e qytetarëve, siguron se do të marrë të gjitha masat për mos lejimin e kalimit të mjeteve gjatë orarit të kryerjes së punimeve nga firma ndërtuese.

Siç bëhet e ditur, në këtë aks po punohet për shtrimin e një shtrese asfalti nga firma kontraktore.

Top Channel