Rrogozhine, rruga në gjendje të mjeruar

29/03/2014 00:00

Pesë kilometra rrugë që kalojnë në mes të qytetit të Rrogozhinës dhe që përdoret nga mijëra mjete të vogla e të mëdha është në një gjendje shumë të keqe.

Në këtë aks kalojnë pothuajse të gjitha mjetet e transportit të mallrave që shkojnë drejt Portit të Durrësit nga jug-lindja e vendit apo edhe e kundërta.

Ky segment ka mbetur pa u ndërtuar, ashtu si pjesët e tjera të rrugës dhe për më tepër edhe rruga e vjetër nuk mirëmbahet.

E mbushur me gropa kjo rrugë është plotësisht jashtë standardeve dhe pengesë edhe për lëvizjen e mjeteve.

Ndërkohë që edhe lidhja e kësaj rruge me supestraden ende në ndërtim është një vend pa asnjë standard në infrastrukturë dhe burim aksidentesh.

Top Channel