‘Ngërçi’ BE-Britani e Madhe

29/03/2014 00:00

Gjermania ka ringjallur shpresat e Britanisë së Madhe për të luajtur një rol më aktiv në reformat dhe politikat monetare në Eurozonë.

Ministri gjerman i Financave, Ëolfgang Schauble deklaroi se vendet jashtë zonës së monedhës së përbashkët, por pjesë e Bashkimit Europian, nuk duhet të lihen në ‘disavantazh sistematik në këtë reforma dhe duhet të kërkohet integrimi më i thellë i tyre’.

Në shkrimin një shkrim të përbashkët me homologun e tij britanik, George Osborne të publikuar në Financial Times, Ministri i Jashtëm gjerman vë theksin tek rëndësia e integrimit të vendeve jashtë Eurozonës.

“Në një kohë kur Eurozona vazhdon të integrohet, është e rëndësishme që vendet jashtë zonës së monedhës së përbashkët to mos jenë në disavantazh sistematik në Bashkimin Europian”, shkruan Schauble.

Schauble dhe Osborne vënë theksin tek nevoja e transparencës në reformat monetare në të ardhmen, ku vendeve brenda të njëjtit treg, por jashtë të njëjtës monedhë t’u garantohet barazi.

Britania vitet e fundit gjithnjë e më shumë është distancuar nga Brukseli, aq sa zërat për daljen nga Bashkimi Europian janë përforcuar ndjeshëm. Vetë kryeministri David Cameron ka premtuar se nëse fiton zgjedhjet e 2015 do të kërkojë rinegociim të disa marrëveshjeve të Unionit dhe mbajtjen e një referendumi brenda 2017-ës për qëndrimin ose daljen nga Bashkimi Europian.

Top Channel