Ndërsa pritet që me datën 10 prill të nisë zbatimi i amnistisë në
burgje, Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u ka nisur një udhëzim
të gjitha prokurorive në rrethe, në të cilën kërkon që të evidentohen të
gjitha dosjet që përfitojne nga amnistia e për pasoje hetimet duhet të
pushohen.

Behet fjale kryesisht per vepra penale te lehta qe nisin nga kanosja, shifja, demtimet me dashje, mosdhenie e mjeteve per jetese deri tek vjedhjet e thjeshta. Ndërkohë që janë të perjashtuara pervec krimeve kunder jetes dhe krimeve te renda edhe vepra pa rrezikshmeri per jeten si vjedhja e energjise elektrike, drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur apo lojrat e fatit, për te cilat per kete periudhe kane nje fluks te konsiderueshem ne organin e hetimit.

Per veprat penale te kryera deri me daten 31 dhjetor, thote Prokurori i Pergjithshem e qe perfitojne nga amnistia, prokuroret duhet te vendosin pushimin e çështjeve penale qe jane ne ndjekje ose te vendosin mosfillimin per kallëzimet qe parashikojne denimin me maksimum deri ne dy vjet.

Kjo zgjidhje duhet t’u jepet edhe procedimeve penale te pazbuluara, per te cilat eshte vendosur rifillimi i hetimeve.E njejta procedure duhet te ndiqet nga prokuroret edhe per personat qe i kap amnistia e qe jane nen sherbim prove.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa, thotë gjatë një interviste se kategoria që përfiton më shumë nga kjo amnisti janë të miturit.

“Eshtë përllogaritur një shifër e përafërt, janë rreth 1 mijë personat, në periudhë prove, të cilët mund të përfitojnë. Nga personat që aktualisht mbikëqyrim, vepra penale më e përhapur është ajo e vjedhjes, heqja e paligjshme e lirisë, të cilat janë dy vepra penale që përfshihen më tepër nga kjo amnisti. Këtu duhet të bëhet një saktësim, që gjithë personat, të cilët janë në përiudhë mbikëqyrje për vjedhje të paligjshme të energjisë, drejtim të automjetit në gjendje të dehur, ose pa dëshmi drejtimi nuk përfitojnë nga kjo amnisti”, tha Qafa.

Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Artur Zoto nga ana e tij thotë se përfitojnë nga amnistia gati 900 të dënuar dhe të paraburgosur.

 

Top Channel