U nisën me skaf nga Korfuzi drejt Dubrovnikut, dy kroatë pësojnë dëmtime nga kushtet atmosferike dhe transportohen drejt spitalit të Vlorës
Të hënën, dy inspektorë të Ministrisë së Drejtësisë do të zbarkojnë në
Gjykatën e Shkallës së Parë, Kavaje dhe në Gjykatën e Apelit Durres për
të kontrolluar dosjet të gjykuara nga gjyqtari Osman Aliu.
Për këtë gjyqtar, një ditë më parë ministri i Brendshem i kerkoi Presidentit te marre masa ne KLD. Inspektoret do te jene ne kete gjykate me urdher te ministrit Nasip Naço, i cili menjehere pas letres se ministrit Tahiri u kerkon inspektoreve qe te kontrollohjne dosjet e gjyqtarit ALIU per periudhen 1 janar deri me 28 mars 2014.
Nderkohe i kontaktuar nga Top Channel gjyqtari Osman Aliu tha se eshte i qete per vendimet qe ka dhene dhe se ka zbatuar ligjin. “Jam ne pritje te inspektimeve dhe nuk kam ndermend te komentoj asgje”, shtoi gjyqtari.
Te premten, ministri Saimir Tahiri ju drejtua me nje leter presidentit Bujar Nishani ne cilesine e kryetarit te KLD duke i kerkuar ta vinte ne levizje kete institucion, pasi sipas ministrit gjyqtari ne dhjete raste te arrestimeve te kryera nga policia e Kavajes ai i ka liruar te gjithe ata pergjate masave te sigurise. Mes te arrestuarve ndodhet edhe te akuzuar per mardhenie seksuale me te mitura, armembajtje pa leje apo dhune ne familje.
Top Channel