Jeta nëpërmjet skrapit

29/03/2014 00:00

Çdo rrënojë në qytetin e Korçës tashmë ka një perspektivë të mirëpërcaktuar që është ajo e shndërrimit në mënyrë mbijetese.

Gërmadhat e ndërtesave të amortizuara nuk janë me thjesht një imazh i shëmtuar, por dëshmi e mjerimit të dhjetra familjeve të cilat luftojnë me varfërinë.

Një prej ndërtesave të shembura në qytetin e Korçës ka bërë që fëmijë e të rinj të gërmojnë mes inerteve për nxjerrjen e hekurit të cilin e shesin për skrap.

Mjaftoi që kjo godinë e amortizuar në periferi të qytetit, të shembet dhe drejt saj të turren ata që çdo ditë mbijetojnë me shpresën se do të mund të gjejnë diçka për të nxjerrë bukën e gojës.

Papunësia, mungesa e të ardhurave dhe nevoja për mbijetesë shpesh bëjnë që familje të shumta të punojnë për orë të tëra për të nxjerrë nga blloqet e betonit hekurin që me pas e shesin.

Top Channel