Gjykata e Krimeve të Rënda u është rikthyer sërish emrave të avokatëve
kryesisht, të dorëzuara nga Dhoma e Avokatisë, por sërish gjykimi itë
pandehurit Dritan Dajti vijon të dështojë, duke shënuar 264 seanca të
bllokuara.

Por, duke qene se edhe me rifreskimin e listes se avokateve nuk u gjet nje zgjidhje, mesohet se e vetmja mundësi shikohet ndryshimi i ligjit, ku do te tentohet te forcohet roli i avokatit ne Komisionin Shtetëror të Ndihmës Juridike.

Kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda Sandër Simoni, thote per Top Channel, se gjyqtaret nuk kane asnje zgjidhje tjeter perveçse t’i referohen kesaj liste të re me avokatë, të dërguar nga Dhoma e Avokatise.

“Shumica prej tyre, siç jam informuar nga Gjykata, nuk pranojnë që të bëjnë mbrojtjen e të pandehurit, duke nxjerrë si argument pamjaftueshmërinë e eksperiencës profesionale në trajtimin e një çështjeje të tillë delikate”, tha Simoni.

Po perse asnje avokat nga lista nuk pranon te mbrojë Dritan Dajtin ?

“Mendimet tona i kemi hedhur dhe do t’i kërkojmë Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë analizën e rastit në fjalë, në mënyrë që të bëhen ndërhyrje të efektshme për të gjetur një zgjidhje juridike, e cila siç duket nuk mjaftohet vetëm me fortësimin e procedimit disiplinor apo me rritjen e autoritetit të gjykatës. Duhet sjellë një zgjidhje institucionale dhe juridike, një zgjidhje tjetër ligjore dhe për mendimin tonë është një fortësim i kompetencave të Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike nëpërmjet kategorisë së avokatëve, të cilët të jenë të angazhuar në kohë të plotë pranë këtij Komisioni”, thotë Simoni.

Nga ana tjetër, ne rruge jo zyrtare mesohet se mes avokateve qe kane dale para Komisionit te Disiplines të Dhomes Kombëtare te Avokatise, njeri prej avokateve ka deklaruar se kishte refuzuar te mbronte Dajtin, pasi ishte kercenuar, por per kete deshmi te avokatit nuk ka kane nisur ende hetimet.

Nje tjeter çeshtje qe po mban peng drejtësine eshte ajo ndaj ish-komandantin te Gardes se Republikes Xhahit Xhaferri dhe vartesit te tij, te cilet po gjykohen ne mungese prej vitesh per ngjarje te 1997. Ky proces gjyqesor per vitin e kaluar ka shenuar 105 seanca te bllokuara qe te gjtha te zvarritura per shkak te mos gjetjes se adresave te deshmitareve.

Top Channel