A po fillon epoka e gazit amerikan?

29/03/2014 00:00

A mundet ta ndryshoje gjeopolitiken gazi amerikan. Jo shume vite me
pare, pakkush do t`i imagjinonte ndryshimet befasuese qe po ndodhin sot
ne sektorin amerikan te energjise: dikur nje nga importuesit me te
medhenj te saj, tani planifikon te eksportoje ne te gjithe pjesen tjeter
te botes rezervat e veta te bollshme.

Formacionet argjilore dhe gazi i gjendur mes tyre e mundesojne te gjithe kete boom prodhimi ndersa perhere e me shume shtohen kerkesat per rritje te eksporteve, levizje kjo qe jo vetem do t’i shnderroje Shtetet e Bashkuara ne lojtar dominues te sektorit, por do te trondise gjithashtu nga themelet tregun global te energjise.

Megjithate nga e thena, ne te bere, kalon shume uje ne mes. Duket e thjeshte te shprehet me fjale, por me e veshtire per zbatuar. si fillim, me rregullat ekzistuese kompanive i nevojitet aprovim per te eksportuar gaz natyror ne vendet qe nuk kane firmosur marreveshjen e tregtise se lire me Ameriken.

K ketu perfshihen edhe konsumatore te medhenj global si shtete te fuqishme ne Europe dhe Azi. Departamenti Amerikan i Energjise i ka dhene miratimin e tij 7 firmave, megjithate pjeses derrmuese te tyre i duhet edhe drita jeshile e komisionit federal rregullator te energjise. si per t`i veshtiresuar akoma me shume punet, ketyre kompanive do t`u kerkohet te ndertojne komplekse qe te menaxhojne eksportet e gazit, sepse facilitete te tilla, aktualisht, nuk ekzistojne. ndertimi i tyre do te hante shume kohe dhe terminali i pare nuk mund te jete gati pervecse nga fundi i 2015-tes.

Punimet per te tjeret mund te nisin ndermjet viteve 2017-2019. duhet e pakta kater vjet per ngritjen dhe funksionimin e nje terminali te tille, thone ekspertet, por sidoqofte Amerika gezon nje avantazh ne tregjet e energjise, e ai eshte cmimi.Gazimi natyror ne Shtetet e Bashkuara kuotohet tek 4 dollaret per njesi termale, nje kosto kjo me e vogel se ne europe dhe azi. arsye kryesore e nje pabarazie te tille eshte se kompanite furnizuese ne vendet europiane dhe aziatike priren ta lidhin cmimin e gazit me ate te naftes, cka e rrit koston tre apo kater here me shume sesa ne Shtetet e Bashkuara. Nese Amerika qe nuk i indekson çmimet e gazit me ato te arit te zi nis te eksportoje ne keto vende, atehere çmimi i gazit natyror ne mbare globin, do te bjere.

Top Channel