Ministri i Mjedisit Lefter Koka siguron qytetarët se do të ulë nivelin e ndotjes në ajër me më shumë se 30 për qind.

Po kështu garanton se nuk do te tolerohen bizneset që ndikojnë në rritjen e nivelit të ndotjes si gurore,fabrika e të tjera, ndaj të cilave do te ushtrohen kontrolle rigoroze falë pajisjeve dhe një laboratori modern te mundesuar tashmë në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit.

“Ju garantoj që qoftë cilësia e lëndës djegëse të përdorur nga automjetet, qoftë cilësia e automjeteve, qoftë industria e ndërtimit, qoftë industri të tjera që ndodhen në zonat urbane do të kenë një kontroll shumë rigiroz për të garantuar pikërisht pra, atë çka kemi premtuar. Sigurisht do të jenë në një kontroll shumë të rreptë dhe të gjithë industritë, qofshin këto gurore, apo industri të tjera të shkrirjes së metalit apo fabrika tullash etj. Kemi marrë një angazhim politik për të patur rreth 30 për qind më pak ndotje të ajrit. Unë jam i bindur se kjo do të jetë më shumë se sa e realizuar”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ministri i Mjedisit dhe deputete te qarkut te Tiranes Eduard Shalsi dhe Besnik Bare, vizituan ambientet e reja te Agjensise Kombetare te Mjedisit e pajisur tashme me laboratore dhe paisje te reja per monitorimin e ajrit dhe ujerave siperfaqesore. Fale nje projekti te Bashkimit Europian eshte mundesuar dhe nje laborator levizes per matjen e nivelit te ndotjes edhe ne ato zona ku deri me tani nuk jane kryer matje. Duke theksuar rendesine e nje mjedisi te paster si në ajër dhe në uje, ministri Koka theksoi bashkepunimin dhe me  pushtetin vendor. Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka 7 laboratorë për monitorimin e cilësisë së ajrit urban, dy prej tyre në Tiranë.

Top Channel