Protestë në Kiev

28/03/2014 00:00

Presidenti i përkohshëm i Ukrainës, Oleksandër Turchinov akuzoi
ultra-nacionalistet e “Sektorit te Drejte” për destabilizimin e situatës
në vend.

Aktivistet e ketij grupi bllokuan ndërtesën e parlamentit apo Rada-s, në Kiev dhe thyen dritaret. Ata fajësojnë ministrin e Brendshëm për vrasjen e udheheqesit të “Sektorit të Drejte”, Oleksander Muzickos, mbremjen e se henes. Në seancën parlamentare te se premtes, Turcinov e cilësoi “mitingun e Sektorit te Drejte jashtë ndërtesës së parlamentit, një përpjekje për të destabilizuar situatën ne Ukrainë, në zemrën e saj-Kievin.

Kjo është pikërisht detyra që i ka ngarkuar lidershipi politik I Federates Ruse, forcave special te tij- tha ai”.  Aktivistet e sektorit të djathte janë tejet të revoltuar për vdekjen e Oleksander Muzyckos, i njohur ndryshe si Sashko Bili,. Ai u vra të hënën ne mbremje, pas një përleshje me armë në kafenenë Rivne, në perendim të Ukrainës. “Sektori i Djathte luajti një rol të rëndësishëm në protestat e Kievit dhe përleshjet me polcinë, që cuan në rrëzimin nga pushteti të ish-presidentit Viktor Janukovic. Qendra e mbështetjes së “Sektorit te Djathte” është pjesa perendimore te Ukrainës.

Nderkohe, ish-presidenti, Viktor Janukovic- që ndodhet aktualisht në Rusi- bëri thirrje për një referendum kombëtar për të përcaktuar “statusin e cdo rajoni brenda Ukrainës”.

“Si president që jam me ju, me mendje dhe shpirt, i kërkoj cdo qytetari të  ndjeshem te Ukraines- tha ai-mos iu dorëzoni mashtruesve! Kërkoni referendum për statusin e cdo rajoni brenda Ukraines”.

Top Channel