“Mazhoranca nuk ka kundërshtarë”/ Berisha i vetëm në garën për kreun e PD, avokati Ngjela: Saliu është anti-demokrat, non grata në dy vende I burgosuri shqiptar Ilia (Ylli) Kareli, i cili tre ditë më parë ka
vrarë një gardian në burgun e Malandrinos në Greqinë Qendrore është
gjetur i vdekur në qelinë e tij.
Ai eshte transferuar te enjten pas mesdite ne burgun e Nigrites ne Serres, nje qytet 30 kilometër ne veriperendim te Selanikut dhe eshte vendosur ne qeline e izolimit.
Por rreth mesnates eshte raportuar vdekja e tij.Menjehere eshte lajmeruar mjeku-ligjor dhe hetuesia, e cila ka hapur nje hetim per kete vdekje misterioze siç karakterizohet nga mediat e vendit.Sipas informacioneve nga Ministria e Drejtesise hetuesit kane pare materialet filmike nga kamerat e sigurise qe ndodhen jashte dhe brenda qelise se izolimit. Pamjet tregojne se ai nuk ka qene mire nga ana shendetsore dhe se eshte shtrire ne shtrat duke marre fryme ne menyre te çrregullt dhe se vdekja e tij duket se vjen nga shkaqe patologjike.
Hetuesit besojne se nuk pa pasur ndaj tij ndonje akt dhune nga te burgosur te tjere.Shkaqet e plota të vdekjes, megjithatë, pritet të sqarohen gjatë ditës, pas një autopsie nga mjeku-ligjor,me publikimin edhe te deklarates se Ministrise se Drejtesise.
Ilia Kareli i denuar me gjithsej 29 vjet burg vuante denimin e tij ne burgun e Malandrinos. Ne mesditen e 25 marsit kur mesoi se perseri i ishte refuzuar leja disaditore iu hodh persiper nje gardiani ne gjendje amoku duke bertitur: “Nuk me lejoni te shkoj te shoh nenen time.Do t’ja marr jeten njerit prej jush”. Ne vazhdim e ka qelluar tre here me thike artizanale, duke i prere fytin.42-vjecari Kareli edhe kur eshte pyetur ne vazhdim nga hetuesi se perse ka vrare rojen e tij nuk ka treguar pendesë per aktin e tij.
Ngjarja ka shkaktuar reagimin e gjithe rojave te burgut ne Greqi te cilet kane protestuar per kushtet e sigurise ne te cilat punojne. Gjithashtu ne burgun e Trikalas 30 te denuar nuk kane pranuar te marrin darke,ndersa 6 prej tyre qe jane konsidueruar si nxites te reagimeve jane transferuar per ne nje burg tjeter.Nderkohe ne te gjithe burgjet e vendit ku vuajne denimet e tyre te pakten 2600 shtetas shqiptare ,gjendja eshte e tensionuar dhe jane marre masa te jashtezakonshme sigurie. Disa dite me pare ka pasur informacione per rebelime ne te gjitha institucionet penitenciare te Greqise ne shenje proteste per projektligjin e ri te Qeverise qe aprovon krijimin e burgjeve te sigurise se larte, ne te cilat, te burgosurit thone se do te humbasin shume prej te drejtave te tyre.
Top Channel