Eurostar, trenat “pengohen” nga vetëtimat

28/03/2014 00:00

Qindra pasagjerë të “Eurostar” janë vonuar për në destinacionin e tyre, si rezultat i goditjes së trenit të shpejtësisë së lartë nga një vetëtimë në Kent.

Nga vetëtima pati një rënie zjarri në një ndërtesë pranë hyrjes së tunelit Channel, duke shkaktuar një humbje të lartë të energjisë elektrike pranë Ashford-it.

Kompania Eurostar ka njoftuar përmes mesazheve në Tëitter se 3 nga shërbimet me destinacion Londrën dhe një tren me destinacion Parisin janë prekur nga kjo ngjarje e fundit. Sipas njoftimit, trenat drejt Londrës priten të rifillojnë aktivitetin brenda orës, pasi të rikthehet energjia.

Firma njoftoi fillimisht se trenat, dy prej të cilëve me itinerar Paris-Londër, njëri Bruksel-Londër dhe një tjetër Londër-Paris, ishin duke u kthyer për në pikat e tyre të nisjes.

Gjithsesi, në një njoftim të dytë, shërbimi “Eurostar” tha se trenat drejt Londrës do të vazhdonin rrugëtimin. Anulime ka pasur gjithashtu edhe në trenat e rajonit jug-lindor, nga Ashford drejt Ramsgate.

Një mesazh në faqen e internetit të firmës bënte të ditur se “e kemi të pamundur të nisim trenat nga Dover Priory dhe Ashford, pas goditjes së vetëtimës, që kanë prekur sinjalistikën e zonës”.

Ndërkohë, shërbime autobusi janë vënë në dispozicion të pasagjerëve në të dyja drejtimet, ndërkohë një tren lokal shërben gjithashtu nga Dover Priory drejt Ramsgate.

Zjarrfikësit e Kent kanë njoftuar për një numër “incidentesh” pas një stuhie vetëtimash në Folkestone dhe Dover. Ekipet e shpëtimit janë duke u përpjekur të shuajnë një zjarr në nënstacionin elektrik në Dolland Moore Freight Depot, në Folkestone, bëjnë të ditur shërbimet.

Top Channel