Shkarkimi i Xhukës, PD i drejtohet Kushtetueses

27/03/2014 00:00

Partia Demokratike ka vijuar “betejën” ligjore për çështjen “Xhuka”.
Demokratët kanë ankimuar sot në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin nga
posti i kryetares së ILDKP-së i Zana Xhukës, dhe kanë kërkuar të
shpallin të pavlefshme procedurat e Parlamentit, me pretendimin se është
shkelur parimi i ligjshmërisë dhe procedurat parlamentare.

Ndërkohë që edhe ish-kryetarja e ILDKP-së, Zana Xhuka pas shkarkimit ka deklaruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të vënë drejtësi, pasi ajo është kryeinspektorja e ligjshme.

Xhuka pretendon se është zgjedhur në mënyrë të ligjshme po nga Kuvendi në krye të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive. Kjo është kërkesa e dytë që gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim për çështjne “Xhuka” pasi dhe institucioni i Presidentit ka paditur Kuvendin, me argumentin e marrjes së kompetencës.

Top Channel